- Shqip
- English
Ditën e mërkurë me datë 19.10.2016 u zhvillua nje takim mes delegacionit të Universitetit të Menaxhimit të Varnës Bullgari i përbërë nga Prof. Todor Radev (President i Universitetit të Menaxhimit të Varnës) dhe zj. Christina Armutlieva (Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë) dhe rektorit të Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof.dr. Adem Bekteshi. Ky takim u zhvillua në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes këtyre dy Universiteteve pas marrëveshjes së firmosur na palët respektive. Kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të programit Erasmus+ Key Action 1 i cili nxit mobilitetin e stafit akademi dhe të studenteve.
Pas prezantimit që dy rektorët bënë për Universitetet, bashkëbisedimi u fokusua në fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit. Gjatë takimit Prof.dr. Adem Bekteshi shprehi kënqësinë e tij për këtë bashkëpunim i cili do të përqëndrohet në fushën e ekonomisë dhe informatikës. Më anë të programit Erasmus+ Key Action 1 do të synohet të nxitet sa më shumë mobiliteti i stafit akademik dhe studenteve.
Me pas delegacioni vazhdoi takimin me pedagogët e Fakultetit Ekonomik ku u shkëmbyen idetë për bashkëpunimin mes Universitetit të Menaxhimit të Varnës dhe stafit të këtij Fakulteti.
- 2952 lexime