Shtëpia

Takim i studentëve ekselentë të masterave të mësuesisë së universitetit me zv/kryeministren Zj. S. Mesi dhe ministrin e EPJ z. Ditmir Bushati.

Me datën 7 mars 2018 në ambientet e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” studentët ekselentë të masterave të mësuesisë së universitetit zhvilluan një takim me zv/kryeministren Zj. S. Mesi dhe ministrin e EPJ z. Ditmir Bushati. Në takim merrnin pjesë dhe Rektori i Universitetit Prof. Bekteshi si dhe dekanët që mbulojnë organizimin e masterave të mësuesisë.

Stafi akademik i Universitetit mori urime për 7 Marsin nga Zj. Mesi dhe Z. Bushati. Takimi u përqendrua në rolin që duhet të luajë shteti dhe shoqëria jonë për forcimin e figurës së mësuesit. Siç u theksua në takim përmes rrugës së arsimit përgatitemi për sfidat e së ardhmes, emancipojmë e zhvillojmë mbarë shoqërinë, si dhe kultivojmë ato që nesër do të qeverisin, drejtojnë apo edukojnë. Studentët nga ana e tyre diskutuan për lehtësitë që shteti duhet t’u krijojë gjatë zhvillimit të stazhit një vjeçar, si dhe u diskutua në lidhje me nismën për të përmirësuar cilësinë e studentëve që do të regjistrohen për të ndjekur degët që formojnë mësues.

FOTOGALERI...

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).