Shtëpia

Shkolla e lartë verore e Universitetit të Vjenës

Shkolla e lartë verore e universitetit të Vjenës organizon çdo vit një program veror ndërkombëtar për studentët dhe akademikët nga e gjithë bota. Programi veror ndërkombëtar për vitin 2014 do të zhvillohet nga data 12 korrik deri më 19 gusht 2014.

Ky program katërjavor do të ofrojë paraditeve kurse ”European Studies” me kualitet të lartë ndërsa pasditeve kurse të gjuhës gjermane. Kurset „European Studies“ do të mbahen në gjuhën angleze dhe si temë kanë europën dhe bashkimin europian. Aty do të trajtohen aspektet politike, ekonomike dhe drejtësore por njëkohësisht edhe ato historike apo kulturore të ndryshimeve të shumëllojëshme të cilat po kalon ky kontinent momentalisht. Kurset që ofrohen në programin veror ndërkombëtar janë pa dyshim interesante për studentët e të gjitha fushave për arsye të karakterit të tyre ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor; por në veçanti ato janë interesante për studentët të cilët e kanë përqëndruar studimin e tyre në europë apo në këto fusha studimore: studime mbi europën, shkencat e politikës, drejtësi (e drejta ndërkombëtare, e drejta europiane), ekonomi, histori, studime kulturore, marrëdhënie ndërkombëtare, studime ndërdisiplinore apo gjermanistikë.

Studentë nga e gjithë bota e kanë vizituar tashmë programin veror ndërkombëtarë jo vetëm për arsye të reputacionit të tij të jashtëzakonshëm akademik dhe për mundësitë e shkëlqyera për të studjuar gjuhën gjermane, por njëkohësisht edhe për shkak të vendndodhjes së tij, direkt buzë liqenit Wolfgangsee në zonën pitoreske Salzkammergut si dhe për mundësitë e ushtrimit të aktiviteteve sportive, kulturore dhe të shfrytëzimit të kohës së lirë. Jeta në konvikt krijon një atmosferë në të cilën mundësohet një shkëmbim ndërkulturor dhe social por gjithashtu ajo zhvillon edhe mirëkuptimin për njëri tjetrin brenda për brenda komunitetit studentor. Pjesëmarrësve u jepet mundësia të zgjerojnë horizontin e tyre, të takojnë koleg të degëve të tjera, të lidhin miqësi për gjithë jetën dhe të gjejnë kontakte që mund ti nevojiten për punën e tyre të ardhshme.

Më shumë informacione në lidhje me shkollen e lartë verore dhe programin ndërkombëtar veror 2014 do të gjeni në faqen e internetit me adresë: http://shs.univie.ac.at. Nëse keni pyetje mos hezitoni të kontaktoni koordinatoren e programit Znj. Nina Gruber: sommerhochschule@univie.ac.at.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).