Shtëpia

Sezon i veçantë provimi, për studentët e ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional), FSHE

Dekanati i FSHE në mbledhjen e datës 22. 05. 2017 pas diskutimeve të bëra në lidhje me datat e provimeve të sezonit të veçantë të Qershorit, për studentet e ciklit të dytë të studimeve (Master ProfesionaI).

  Vendosi:

1. Miratimin e datave të provimeve (21, 23, 27 dhe 29 Qershor), për të gjithë studentet e ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional), të cilët nuk kanë përfunduar studimet dhe kanë lëndë të mbartura.

2. Këto studentë mund të shfrytëzojnë vetëm këto data, për këtë duhet të regjistrohen paraprakisht në sistem. Sistemi do të jetë i hapur nga data 05.06.2017 - 15.06.2017. Studenti nuk mund të regjistrohet më shumë se katër lëndë dhe mund të provohet vetëm në një lëndë në ditë.

3. Pas periudhës së regjistrimit, sekretaritë mësimore do të bëjnë grupimin e lëndëve sipas datave, të cilat do të shpallen online me datë 19.06.2017 në faqen zyrtare të USH dhe pranë sekretarive mësimore.

4. Ky vendim i kalon strukturave përkatëse për zbatim.

 

Bashkangjitur gjeni vendimin e Dekanatit te FSHE.

 

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).