Shtëpia

Releacion i Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" - datë 18/01/2017

Senati Akademik (SA) i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në mbledhjen e tij të dates 18.01.2017, trajtoi këto çështje:

Shqyrtimin e kritereve të pranimit të studentëve të vitit të parë në programet studimore që ofron USH për ciklin e parë Bachelor për vitin akademik 2017-2018, sipas propozimeve të derguara nga dekanatet e fakulteteve të USH, në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", neni 25; në Statutin e USH neni 12 pika 5/ m.

2.    Shqyrtimin e propozimit të Rektoratit për miratimin e:

a.    të strukturës organizative dhe analitike të USH për 3-mujorin e parë të vitit 2017;

b.    të disa elementëve të paketës fiskale për vitin 2017 për USH;

c.    detajimit të grantit të pakushtezuar të USH “Luigj Gurakuqi” për 3-mujorin e parë të vitin 2017 sëbashku me regjistrin e parashikimit të prokurorimit publik për USH; në zbatim të Iigjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 38.1/ç, h, neni 49/c, ç dhe neni 109; Ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar); të Ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017; udhëzimit të Ministril të Financave nr.2, dt. 06.02.2012 "Për proçedurat standarde të zbatimit të buxhetit“; Ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar); në Statutin e USH neni 12 pika 5/ c, dhe 5/d

3.    Miratimin e ndryshimit të Rregullores së brendëshme egzistuese të studimeve në programin e ciklit te tretë “Doktoraturë” të ofruar nga USH, kreu “Diplomimi” neni 43 “Marrja e diplomës” pika 2, në mbështctje të Ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL e RSH” neni 33 pika 3, nenit 38 pika 1/d, neni 71, neni 91 pika 1 dhe 3; dhe në mbështetje të Statutit të USH neni 12 pika 5/r, dhe nenit 13 pika 4

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).