Shtëpia

Relacion i mbledhjes së Rektoratit - datë 15/11/2016

 Në mbledhjen e Rektoratit të datës 15.11.2016 u trajtuan çështjet si më poshtë:

 

  1. Akt-Marrëveshjet e ngarkesave mësimore të pedagogëve të jashtëm e të brendshëm të jenë të përfunduara brenda datës 18.11.2016, sipas kritereve te duhura. Në bazë të akt- marrëveshjes dhe ngarkesave mësimore do plotësohen dhe kontratat e tyre.
  2. Dega e Kurrikulave dhe e Kërkimeve Shkencore ka bërë disa vërejtje në lidhje me programet e studimit. U vendos që Dekanët dhe drejtorët e departamenteve të rishikojnë edhe njëherë dhe do ti sjellin brenda datës 18.11.2016 të rregullta, bashkëngjitur me shkresat përcjellëse përkatëse në formë elektronike dhe zyrtare pranë Degës së Kurrikulave dhe Kërkimit Shkencor.
  3. Regjistrimi për sezonin e riprovimeve është hapur që me datë 15.11.2016 dhe do vazhdojë rregullisht deri më 30.11.2016.
  4. Ndryshimi i rregullores së studimit: Do hartohet një projekt-rregullore me ndryshimet e propuzuara nga dekanët, drejtorët e departamenteve dhe nga pedagogët. Do sillen projekt-propozimet dhe më pas do merret vendimi në Senat për "Ndryshimin e rregullores së studimit si dhe rregullores së statutit ”.
  5. Rishpërndarja e kuotave së programit të dytë të studimit do sillet pranë Rektoratit deri më datë 15.11.2016.
  6. Listat e pedagogëve të jashtëm do sillen deri më datë 17.11.2016.
  7. Të gjitha këto janë dokumentacione janë detyrime ligjore që duhen respektuar dhe dorëzuar në kohë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).