- Shqip
- English
Në datat 24 dhe 25 Maj 2018, u organizua trainimi “Fiskalitete 2018”. Ky trainim u zhvillua ne kuadër të aktiviteteve të departamentit Financë-Kontabilitet për vitin akademik 2017 -2018. Ky aktivitet organizohet për të dytin vit rradhazi nga departamenti Financë-Kontabilitet. Pjesëmarrja e studentëve në këtë aktivitet ishte nga të tre departamentet e Fakultetit Ekonomik dhe me gjerë.
Trajnues në këtë trainim ishin: Z.Mirsad Sylja – Drejtor për Rajonin e Veriut i Hetimit Tatimor, Znj. Meliha Ulqini – Kontabiliste e miratuar, Z.Erion Shala – Kontabilist pranë zyrës “Professional partners” , Z. Sead Berdica – Kontabilist pranë “Berdica Cement”, Znj.Nensi Kastrati – Kontabiliste pranë “Relikaj shpk”, Znj. Blerina Halili – Kontabiliste e miratuar, Dr. Albana Kastrati – Pedagoge e departamentit Financë – Kontabilitet, Z.Ergys Manaj – Kontabilist pranë zyrës “Professional partners”.
- 9599 lexime