Shqip
English
Kemi kënaqësine të njoftojmë se Rumania nisi Programin e bursave për doktoraturë dhe postdoktoraturë “Eugen Ionescu”, në gjuhën franceze, me rastin e Samitit të Frankofonisë në Bukuresht (2006).
Programi, i financuar nga Qeveria e Rumanisë dhe i vënë në jetë me mbështetjen e Agjensisë Universitare të Frankofonisë, ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm në hapësirën frankofone.
Programi i drejtohet doktorantëve dhe kërkuesve nga shtet antare dhe vëzhguese të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Algjerisë.
Kohëzgjatja e nje burse është 3 ose 4 muaj, duke nisur nga data 1 prill 2017.
Nënvizojmë se bursat jane të ofruara nga Rumania, nepërmjet MPJ dhe menaxhohen nga Agjensia Universitare e Frankofonisë. MPJ nuk mer direkt dosjet.
Njoftimi gjendet ne adresën: https://www.auf.org/appels-offre/-bourses-eugen-ionescu-doc-postdoc-16-17/
Për vitin universitar 2016-2017 data e fundit për dorrëzimin e dosjeve të kandidatëve ështe 15 janar 2017.
- 1473 lexime