Shtëpia

Njoftim për kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e ciklit të parë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2017-2018

Njoftim.

  1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet  në një program të dytë studimi  apo të transferojnë  studimet në programet e ciklit të parë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik  2017-2018 kanë të drejtë të aplikojnë  pranë sekretarive mësimore përkatëse  nga data 7 shtator deri me datën 19 shtator.
  2. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë  për 5 (pesë) programe studimi.
  3. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi të plotësojnë kriterin e notës  mesatare të përcaktuar me vendimin nr.346 datë 19.04.2017 të KM dhe kriteret e përcaktuara nga departamentet për programet e studimit.
  4. Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh... nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikua në VKM.
  5. Fakultetet shpallin listat e kandidatëve që kanë aplikuar brenda datës 21 shtator.
  6. Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen brenda datës 30 shtator.
  7. Fakultetet publikojnë listat me renditjen e kandidatëve brenda datës 3 tetor 2017. Fituesi i fundit përcaktohet me vijë të kuqe. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Dekani i Fakultetit lidhur me ankimin shprehet me vendim me shkrim brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankimit.
  8. Fakultetet shpallin listat përfundimtare me renditjen e kandidatëve në faqen elektronike zyrtare të USH dhe në mjediset e tyre brenda datës 10 tetor 2017.
  9. Regjistrimi i kandidatëve fitues kryhet pranë sekretarive përkatëse i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij , nga data 10 tetor 2017 deri me 14 tetor 2017.
  10. Kuotat e paplotësuara plotësohen  brenda datës 18 tetor 2017.
  11. Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë sekretarive mësimore dokumentet e përcaktuara në Udhëzimin e MAS nr.18 datë 16.08.2017 “Për procedurat e aplikimit  dhe të regjistrimit për vitin akademik 2017-2018” për më tepër udhëzimi:

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).