Shtëpia

Njoftim punësimi - Rektorat.

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune për pozicionin e specialistit të sektorit të sigurimit të cilësisë dhe të vlerësimit të standarteve pranë Degës së kurrikulave, kërkimit shkencor dhe standarteve në Rektorat.

                                 

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës :

-  Monitoron dhe ndjek procesin e cilësisë së mësimdhënies.

-  Verifikon procesin e realizimit të cilësisë në kërkimin shkencor.

- Bashkëpunon me Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë.

- Ndërton veprimtarinë e punës duke u bazuar në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, Standartet dhe Udhëzuesit Evropianë të Cilësisë në Hapsirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

-  Bën vlerësimin formal të proceseve, përmes të cilëve USH “L.Gurakuqi” siguron vetveten se oferta e tij (qoftë ajo e programeve apo e shërbimeve) i plotëson standartet që korrespondojnë me praktikën më të mirë evropiane dhe që tregojnë përmirësim të vazhdueshëm. 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Rektoratit të USH.

·         Të kenë përvojë pune në arsimin e lartë. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë mbi dy vite që paraqesin referenca nga punëdhënësit e mëparshëm që kanë lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

·         Të kenë kryer shkollen pasuniversitare me diplomë “Master shkencor”, ose gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare të ketë grumbulluar jo më pak se 300 kredite në fushën përkatëse me notë mesatare jo më të ulët se 9 në të dy ciklet. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

·         Të kenë kryer, me dëshmi, specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës.

·         Të zotërojnë, me dëshmi universitare, një gjuhë të huaja perëndimore, preferohet anglisht me notë 7 e lart.

·         Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.

·         Të gjithë kandidatët pa përjashtim do t’i nënshtrohen konkurimit me testim.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Rekomandim nga qendra e mëparshme e punës rreth aftësive për të menaxhuar këtë sektor.

  5.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  6.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës.

  7.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjeksore.

  8.  Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga zyra e punës.

  9.  Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

       Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore me punonjësit e brendshëm të Rektoratit).

10.  Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

11.  Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 3 –mujor me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të dorëzojnë dorazi pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose me postë pranë  Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 21.03.2015, ora 1200.

-          Konkursi  do të zhvillohen me datë 23.03.2015, me dosje dhe/ose testim teorik ose intervistë.

-          Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Kancelarit dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                                                               

                                                                                                       Rektorati i Universitetit të Shkodrës

 

                                                                                                                       “Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).