Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakultetit i Gjuhëve të Huaja.

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune për pozicionin e laborantit të teknologjisë së informacionit pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

                                 

 

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës :

•   Mirëmban hardware dhe software të rrjetit të kompjuterik në godinën e FGJH-së.

•   Kontrollon, diagnostikon punën me sistemin ESSE3 sipas udhëzimeve të Degës së IT në Rektorat.

•   Mirëmban rrjetin dhe të dhëna të tjera të sistemeve të komunikimit.

•   Diagnostikon dhe zgjidh problemet me software, hardware dhe paisje periferike kompjuterike.

•   Menaxhon sallën e konferencave në Fakultet dhe laboratoret e gjuhëve të huaja.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

  • Të kenë kryer arsimin e lartë në degën e Informatikës me notë mesatare 7.5 e lart dhe/ose ciklin e dytë (DND) në Informatikë me notë mesatare të përgjithshme 7.5 e lart. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.
  • Të zotërojnë, me dëshmi universitare, një gjuhë të huaja perëndimore (preferohet anglisht) me notë 7 e lart.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.
  • Të kenë eksperiencë pune mbi dy vite si specialist IT.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Rekomandim nga qendra e mëparshme e punës rreth aftësive për të menaxhuar këtë sektor.

  5.  Dëshmi e gjuhëve të huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  6.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës.

  7.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjeksore (librezë shëndeti).

  8.  Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon.

  9.  Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

       Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

10.  Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

11.  Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

 

Shënim:

  • Kontrata e punës do të jetë me afat 3 –mujor me të drejtë rinovimi.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 24.10.2015, ora 1200.
  • Konkursi  do të zhvillohen me datë 26.10.2013, me dosje dhe/ose testim teorik ose intervistë.
  • Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Kancelarit dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                                                               

                                                                                                       Rektorati i Universitetit të Shkodrës    “Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).