Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakulteti i Drejtësisë

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të shpallet konkursi për 4 vende të lira pune në Fakultetin e Drejtësisë, në pozicionin lektor/e, në Departamentin e së Drejtës Nderkombëtare Europiane.                                  

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

  • Të kenë zotësi të plotë veprimi.
  • Të mos kenë procedim penal të filluar ndaj tyre e të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.
  • Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Fakultetit të Drejtësisë.
  • Të kenë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare me jo më pak se 300 kredite në fushën e të drejtës.
  • Diplomat e studimeve universitare dhe pasuniversitare të jenë në fushën për të cilën aplikon kandidati.
  • Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MAS-i.
  • Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën juridik me notë mbi 8.5.
  • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve në diplomën e sistemit të vjetër të jetë jo më pak se 8,5.
  • Nota mesatare e grup-lëndëve, për të cilat aplikon kandidati të jetë mbi 9.
  • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve Master të jetë mbi 9.
  • Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë.
  • Të kenë moshën deri 40 vjeç.
  • Preferohen që kandidatët të kenë:
    1. mbaruar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete perëndimore;
    2. eksperiencë mësimdhënieje në universitet publike brenda ose jashtë vendit.
  • Kandidatët do t’i nënshtrohen konkurrimit me testim, intervistës me gojë dhe leksionit të hapur publik.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim në të cilën të specifikohet grupi i lëndëve ku kandidon..

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Dëshmi Doktorature, MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare të njohura zyrtarisht.

  4.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

  5.  Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin për të cilin konkurohet.

  6.  Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.

  7.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  8.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.

  9.  Vërtetim nga prokuroria, gjykata si dhe dëshmi penaliteti.

10. Vërtetim për gjendjen mjeksore.

11. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës

12. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

      Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

13.Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

14. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

15. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Të gjithë dokumentet e mësipërme duhet të jenë origjinale ose të fotokopjuara dhe të noterizuara sipas legjislacionit në fuqi.

 

Shënim:

  • Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit akademik) me të drejtë rinovimi.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 12.10.2015, ora 1200.
  • Konkursi fillon me datë 13.10.2015, te Fakulteti i Drejtësisë USH ora 14.00.
  • Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit, t’i drejtoheni fakultetit përkatës dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                       

Rektorati i Universitetit të Shkodrës  “ Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).