Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakulteti i Drejtësisë

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune për pozicionin e sekretares së Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.

                                  

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës :

  • Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani.
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion.
  • Merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme.
  • Ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ.
  • Merr korrespondencën nga protokolli.
  • Koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj.
  • Mban proces-verbalet e mbledhjeve të Dekanatit e këshillit të fakultetit
  • Përgatit dhe shpall orarin e provimeve në bashkëpunim me përgjegjësit e departamenteve.
  • Administron vulën dhe protokollin e fakultetit.

 

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere :

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Fakultetit të Drejtësisë.  

·         Të kenë përvojë pune si sekretare. Përparësi kanë kandidatet me eksperiencë mbi dy vite.

·         Të kenë kryer arsimin e lartë në në fushën përkatëse, sistemi i ditës, me mesatare 7.5 e lart. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

·         Të kenë kryer, me dëshmi, specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës.

·         Të kenë njohuri drejtshkrimore në gjuhën shqipe.

·         Të zotërojnë, me dëshmi universitare, të paktën dy gjuhë të huaja perëndimore me notë 7 e lart.

·         Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.

·         Të gjithë kandidatët pa përjashtim do t’i nënshtrohen konkurrimit me testim.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Rekomandim nga qendra e mëparshme e punës rreth aftësive për të menaxhuar këtë sektor.

  5.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  6.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (kurs sekretarie, kompjuteri etj).

  7.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjeksore.

  8.  Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga zyra e punës.

  9.  Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

       Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore me punonjësit e brendshëm të FD-së).

10.  Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

11.  Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

 

Shënim :

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 3 –mujor me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të dorëzojnë dorazi pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose me postë pranë  Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 21.03.2015, ora 1200.

-          Konkursi  do të zhvillohen me datë 23.03.2015, me dosje dhe/ose testim teorik ose intervistë.

-          Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Kancelarit dhe Degës së Burimeve Njerëzore.                                

                                                                                                       Rektorati i Universitetit të Shkodrës

                                                                                                                       “Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).