Shtëpia

Njoftim për të drejtën për të aplikuar për anëtar në komisionin e apelimit të USH -

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, urdhërin nr. 110, datë 15. 03. 2016 “Për fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë” dhe në “Rregulloren për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nr. 2459/1 prot., datë 15. 03. 2016, neni 39 pika d, njoftojmë se të drejtën për të aplikuar për anëtar në komisionin e apelimit të institucionit e kanë individët që plotësojnë kriteret e nië poshtëme:
 
a. Kanë përvojë pune në mësimdhënie, jo më pak se 5 (pesë) vjet, me kohë të plotë;
 
b. Nuk kanë qenë asnjëherë të dënuar për vepra penale me vendim të formés së prerë;
 
c. Nuk kanë lidhje gjinore në vijë të drejtë ose të tërthortë, deri në shkallë të katërt, me kandidatët që konkurojnë në zgjedhje. Në rast konstatimi të tillë anëtari dorëhiqet menjëherë dhe zevendësohet nga Senati Akademik me short ose nga MAS.
 
Afati i regjistrimit është nga data 19. 03. 2016-21. 03. 2016, ora 0930.
 
Tre natarët e KA përzgjidhen nga Senati Akademik me short.
 
Anëtari i KA nuk ka të drejtë të kandidojë për autoritet drejtues dhe/ose për anëtar në organet drejtuese, tëcdo niveli.
 
 
Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).