Shtëpia

Njoftim për marrjen e masës disiplinore të largimit nga detyra

Senati i Universitetit të Shkodrës ”Luigj Gurakuqi” në mbledhjen e datës 13/11/2015 me vendimin nr. 465 dt. 13/11/2015, vendosi: Dhënien e masës disiplinore të largimit nga detyra dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kontratës së punës për pedagogun e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës ”Luigj Gurakuqi” z.Fran Qafa, për shkaqe të justifikuara që lidhen me shkeljen e rëndë të detyrimeve kontraktuale dhe të etikës profesionale  në ushtrim të detyrës.

Njoftimi dhe vendimi dërgohen edhe në formë shkresore pranë vendit të punës dhe në rrugë postare në adresën e depozituar nga punëmarrësi në Degën e Burimeve Njerëzore. Refuzimi për marrjen e njoftimit apo shmangia e qëllimshme nga marrja e njoftimit nga ana e punëmarrësit nuk përbën shkak për të argumentuar mos njoftimin ose mos marrjen dijeni.

Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).