Shtëpia

Njoftim për aplikim - Për zgjedhjen e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropes, voton brenda muajit prill 2017,
kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të
Njeriut (GJEDNJ). Këshilli i Evropes fton qeverinë shqiptare të paraqesë brenda
datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme
për këtë pozicion.

Ky njoftim për aplikim bazohet në Udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të
Këshillit të Evropës CM ( 2012) 40-add), datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është
për një afat prej 9 (nëntë) vjetesh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur
ai/ajo arrin rnoshën ·70 vjec. Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të
mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysrnën e mandatit 9 - vjecar, para se të arrijnë
moshën 70 vjec,

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë arsim të lartë juridik;
- Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor
ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të Iartë në administratën publike, me
nje veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të
drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me pervojë praktike në

sistemin e drejtesisë;
- Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose
pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjeteve të fundit përpara
kandidimit;

Të ketë karakter të lartë moral në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të
Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
- Të zotërojë një nga gjuhet zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose
frëngjisht) si dhe së paku të ketë njohuri bazë të gjuhës tjetër. Do të
konsiderohet përparesi zotërimi i të dyja gjuheve zyrtare të Keshillit të
Evropës,

Dokumentet që duhet të dorezohen janë:

- Kërkesë për aplikim;
- Kopje e kartës së identitetit;
- CV në gjuhen shqipe dhe CV të formatizuar sipas modelit në linkun e
mëposhtëm, në një nga gjuhet zyrtare të Këshillit të Evropës ( anglisht
ose frëngjisht);
http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc
- Dokumente të diplomimit dhe kualifikimeve shkencore;
- Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
- Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuheve zyrtare të Këshillit
të Evropës apo gjuheve të tjera të huaja;
- Vetedeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë
dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e
krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 138/2015, "Për garantimin
e integritetit të personave që zgjidhen, ëmërohen ose ushtrojnë funksione
publike", i ndryshuar;
Vetedeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme
financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi, në
përputhje me parashikimet e ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 "Për deklarimin
dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa

nëpunësve publike", i ndryshuar dhe ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 "Për
parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", i
ndryshuar;

(Deklarimi i rremë përvec përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin
nga çdo procedurë e mëtejshme).
- Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit, kandidatët mund t'i nënshtrohen intervistimit,
ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës
(anglisht ose frëngjisht),

Afati i dorëzimit të aplikimit: 30 nëntor 2016

Adresa: Kryeminlstria
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nr.1.1000
Tiranë - Shqipëri

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
tel: 04 22 77 401

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).