Shtëpia

NJOFTIM MBI BURSËN PËR STUDIME PASUNIVERSITARE MASTER/KËRKIMORE NË JAPONI

Në kuadër të “Programit të Bursave” (Japanese Government Monbukagakusho: Mext), Qeveria e Japonisë ofron 1 (një) bursë për studime pasuniversitare Master/kërkimore për kandidatë shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pasuniversitare master/kërkimore në Japoni për vitet akademikë 2017-2019, në fushat e studimit në vijim:

* Shkenca shoqërore: Letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura, etj.

* Shkenca natyrore/ të aplikuara: arkitekturë inxhinieri, bujqësi, elektronikë, informatikë peshkim, mjekësi, stomatologji, etj.

Kriteret dhe procedura e aplikimit:

* Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet në nivelin universitar bachelor/master;

* Sfera e studimit për të cilën do të aplikohet të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën, për të cilën kandidati ka mbaruar studimet;

* Kandidati duhet të jenë nën moshën 35 vjeç (të ketë lindur pas datës 1 prill 1982);

* Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet për ushqimin, akomodimin, programin mësimor, si dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje me avion.

Materialet informativë (Udhëzimet për procedurën e aplikimit, pika 8) dhe formularët e aplikimit, gjenden bashkëlidhur këtij njoftimi ose kandidatët mund t’i referohen adresave të mëposhtme të internetit: http://www.it.emb-japan.go.jp/italiano/albania/scholarship_albania.html; http://www.mext.go.jp/english/;

Ambasada Japoneze në Romë/ Itali do të përzgjedhë paraprakisht kandidatët (faza e parë e seleksionimit) përmes shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura dhe përmes një provimi me shkrim të gjuhës japoneze/ angleze. Kjo procedurë do të shoqërohet edhe me intervista direkte me kandidatët.

Për sqarime të tjera lidhur me kushtet dhe procedurat e përzgjedhjes mund të kontaktoni direkt me Zyrën Kulturore e Ambasadës së Japonisë (the Cultural Office of the Embassy of Japan) në Itali: Tel: +3906487991; e-mail: culturale@ro.mofa.go.jp.

 

Dokumentet si dhe formularët e aplikimit (të plotësuara) duhet t’i përcillen Ambasadës së Japonisë në Itali në adresën e poshtëshënuar, brenda datës 24 qershor 2016 që është edhe data e fundit për aplikim:

Ufficio Culturale

Ambasciata del Giappone in Italia

via Quintino Sella, 60

00187 – Rome

ITALY

 

DREJTORIA E INTEGRIMIT DHE PROJEKTEVE

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).