Shtëpia

Njoftim - Kriteret për përfitimin e bursave e pagesave - nga 18.11.2015-28.11.2015

Në mbështetje të V.K.M nr.911  dt.11.11.2015 ''Për  përcaktimin e kritereve për  përfitimin e bursave e pagesave dhe për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte për nxënësit e  studentëve në institucionet arsimore publike, për vitin akademik 2015-2016'' urdhërit nr.474 dt.18.11.2015 ''Për organizimin e punës në procesin e pranimit, shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave të studentëve për trajtim me bursë” njoftojmë se aplikimi për tu trajtuar me bursë për vitet e dyta dhe të treta do të bëhet nga data 18 NENTOR 2015 deri më 28 NENTOR 2015  nga ORA 09.00 deri më 18.00,  personalisht nga studenti në Rektoratin e Universitetit pranë Komisionit të Bursave me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë për tu trajtuar me bursë.
  2. Vërtetim të thjeshtë studenti.
  3. Vërtetim nga qendra e banimit/rajoni përkatës
  4. Deklaratë personale.
  5. Certifikatë familjare e tre muajve të fundit ( nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar sipas pikës 3/a të VKM).
  6. Vërtetim për të ardhurat për të gjithë pjestarët e familjes sipas rastit pune/papunësie/pensioni (në rastet kur paraqitet vërtetimi i papunësisë duhet të jetë i plotë ku të përcaktohet punëkërkues i papunë, trajtohet ose jo me pagesë papunësie ndërsa vërtetimet e punës/pensionit të kenë shprehimisht masën dhe numrin e dosjes).
  7. Vërtetim i trajtimit me/pa ndihmë ekonomike ( të cilësohet masa e ndihmës e plotë/e pjesshme dhe vlera e saj).
  8. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që nuk ushtron aktivitet privat për çdo pjestar të familjes veçmas duke përfshirë edhe vetë studentin.
  9. Fotokopje e  dokumentit të indentifikimit.
  10. Nr.IBAN nga Raiffeisen Bank (të konfirmuar nga Banka)                                               

Për rastet kur studenti bashkeshort me femije, duhet akomodohet ne konvikte

Publike, ta paraqese me vertetim dhe plotësojë kriterin ekonomik, sipas pasqyres se VKM.

Sqarim për pjestarët e familjes  deri në 14 vjec vërtetim shkolle ndërsa 14-18 vjeç vërtetim shkolle ose Vërtetim pune/papunësie

 

Studentet e të giitha kategorive të mësiperme nuk përfitojnë burse ose humbasin te drejten e perfitimit te saj, kur:

a) janë ndarë nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c) vazhdojnë studimet në nje program të dytë studimi;

d) shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

 

Shënim1.Dokumentet duhet të jenë të plotë, origjinalë.( çertifikata e  tre muajve të fundit).

2.Deklarata personale pasi të përpilohet e te nënshkruhet nga studenti duhet edhe të fotokopjohet që studenti të marrë konfirmimin e dorëzimit të kërkesës nga specialisti ku i dorëzon ato. Firma origjinale e specialistit do të vendoset në deklaratë edhe në fotokopjen e saj.

 

Aplikimi fillon me 18 NENTOR 2015 deri më 28 NENTOR 2015  nga ORA 09.00 deri më 18.00.

Në mbështetje të shkresës nr.1709 dt.16.11.2015 të Prefektit të Qarkut Shkodër për marrje të planit të masave kundër akteve terroriste, do rritet kontrolli i hyrjes dhe daljes së studentëve ku do të përdoren forma dhe metoda për kontrollin fizik të tyre gjatë afatit të dorëzimit të aplikimit. Kur studenti të paraqitet në rektorat, te komisioni i bursave për dorëzimin e aplikimit duhet të jetë pa mjete si çanta, borseta, çadra, celular e objekte të tjera.Studenti duhet të jetë i gatshëm t’i nenshtrohet kontrollit fizik

 

KOMISIONI I SHQYRTIMIT TE BURSAVE

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).