Shtëpia

Njoftim - kriteret për përfitimin e bursave e pagesave dhe për kuotat financiare të ushqimit

Në mbështetje të V.K.M nr.911  dt.11.11.2015 ''Për  përcaktimin e kritereve për  përfitimin e bursave e pagesave dhe për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte për nxënësit e  studentëve në institucionet arsimore publike, për vitin akademik 2015-2016'' urdhërit nr.474 dt.18.11.2015 ''Për organizimin e punës në procesin e pranimit, shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave të studentëve për trajtim me bursë” njoftojmë se aplikimi për tu trajtuar me bursë për vitet e dyta dhe të treta do të bëhet nga data 18 NENTOR 2015 deri më 28 NENTOR 2015  nga ORA 09.00 deri më 18.00,  personalisht nga studenti në Rektoratin e Universitetit pranë Komisionit të Bursave me dokumentet e kërkuar të shpallura publike .

Përfitojnë Bursë, studentët që vazhdojnë studimet në largësinë 10 KM, nga vendbanimi i përhershëm i tyre dhe që plotësojnë kriterin ekonomik sipas Pasqyrës 1(Pika 2.1 a e vendimit 911).

KUSHTET EKONOMIKE TË NXËNËSIT DE STUDENTIT PËR DHËNIEN E BURSËS (VITI MËSIMOR 2015-2016)

         

Nr.

Përbërja familjare

Përfitojnë bursa

Përfitojnë gjzsmëbursa

Me pagesë

 

Për qytetin

Me të ardhura mujore

 lekë/frymë

Me të ardhura mujore

 lekë/frymë

Me të ardhura mujore

lekë/frymë

   

1

Për familjet me 2 persona

deri 3200

3200-4600

mbi 4600

2

Për familjet me 3 persona

deri 3100

3100-4500

mbi 4500

3

Për familjet me 4 persona

deri 3000

3000-4400

mbi 4400

4

Për familjet me 5 persona

deri 2900

2900-4300

mbi 4300

5

Për familjet me 6 persona

deri 2800

2800-4200

mbi 4200

6

Për familjet me 7 persona

deri 2700

2700-4100

mbi 4100

7

Për familjet me 8 persona

deri 2600

2600-4000

mbi 4000

Shënim. Nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë, kur familja përfiton ndihmë ekonomike,

në varësi të masës së kësaj ndihme, brenda planit të akorduar për secilën njësi bayë të qeverisjes vendore.

 

 

KOMISIONI I SHQYRTIMIT TE BURSAVE

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).