Shtëpia

Njoftim - Dokumentat e nevojshme për t’u perjashtuar nga tarifa e shkollimit

Ne mbeshtetje te VKM nr.638, date 22.07.2015 “Per kuotat e pranimit ne institucionet publike te arsimit te larte ne programet e studimit te ciklit te pare, ne programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe ne programet e integruara te stduimeve te ciklit te dyte, me kohe te plote, si dhe tarifat e shkollimit per vitin akademik 2015-2016”, ndryshuar me VKM nr.866, date 23.10.2015, njoftojme studentet sa me poshte:

Per t’u perjashtuar nga tarifa e shkollimit (100%-bachelor apo 50% masterat) ju njoftojmë mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojë çdo kategori përfituese::

 

STUDENTET INVALID SI DHE ATO ME PRINDER INVALID, INVALIDË TË PUNËS DHE INVALIDE PARAPLEGJIKE OSE TETRAPLEGJIKE

1. Çertifikata familjare ku të vertetohet lidhja e studentëve me invalidin e punës

2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të Komisionit Mjeksor per deklarimin invalid .

3. Fotokopje e noterizuar e librezes së invalidit të punës apo invalidit paraplegjik/tetraplegjik.

4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.

5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

6. Fotokopje karte identiteti e studentit.

7. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTET QЁ NUK SHIKOJNЁ APO NUK DЁGJOJNЁ

1.Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të Komisionit Mjeksor per deklarimin invalid .

2.Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.

3.Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit apo ndonjë

dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).

4.Vërtetim nga shoqata perkatese .

5.Fotokopje karte identiteti e studentit.

6.Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTET JETIMЁ (Qe nuk i kane te dy prinderit)

1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.

2. Çertifikata familjare.

3. Certifikatat e vdekjes se prindërve.

4. Fotokopje karte identiteti e studentit.

5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTËT QË VIJNE NGA FAMILJE ME NJË PRIND (Kur prindi tjeter

nuk jeton) DHE QE TRAJTOHEN ME NDIHME EKONOMIKE.

1. Çertifikatë familjare

2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton

3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë nga njësitë e qeverisjes vendore.

4. Fotokopje karte identiteti e studentit.

5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTET E KOMUNITETEVE ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ

1. Dokumenti origjinal nga Shoqata që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë

sociale.

2. Fotokopje karte identiteti e studentit.

3. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTET ME PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE

1. Dokument nga Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.

2. Çertifikatë familjare .

3. Vërtetim nga Instituti i te Perndjekurve Politike .

4. Fotokopje karte identiteti e studentit.

5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore.

 

STUDENTET ,FЁMIJЁ TE POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ

FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO

PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS

1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në

krye të detyrës.

2. Statusi i Deshmorit nga (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e

rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.(Noterizuar)

3. Fotokopje karte identiteti e studentit.

4. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore

 

STUDENTE TE PREKUR NGA HIV/AIDS

1.Vertetim studenti nga sekretaria

2.Vertetim i Komisionit Mjeksor.(Noterizuar)

3.Karte identiteti e studentit

 

 

Te gjitha keto dekomente duhet te paraqiten ne Rektorat prane arkes se USH-se.

 

Afati perfundimtar eshte data 31 janar 2016

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).