Shtëpia

Mundësi për studime Pasuniversitare Ndërkombëtare për Diplomaci, Universiteti i Zagrebit, Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë në bashkëpunim me Universitetin e Zagrebi, njoftojnë për mundësinë e aplikimit të studentëve shqiptar në programin për Studime Pasuniversitare Ndërkombëtare për Diplomaci, për vitin akademi 2015-2016.

Ky program studimi është me pagesë, do të zgjas 3 (tre) semestra, dhe zhvillohet në gjuhën angleze.

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Diplome Master në fushën e studimeve humanitare/sociale ( min 300 ECTS);
  • Pranimin nga Këshilli i Studimit (për kandidatët që kanë një diplomë të ndryshme nga fushat e studimit të mësipërme);
  • Kryerjen e provimit hyrës;
  • Njohjen shumë të mirë të gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshëm për aplikim :

  • Formati i aplikimit;
  • Kopje e diplomës dhe dëshmi e njohjes akademike të kualifikimeve të huaja të arsimit të lartë; për më shumë informacion referojuni: http://www.unizg.hr/homepage/study-at-the-university-of zagreb/academic-recognition-of-foreign-higher-education-qualifications/.
  • Curruculum Vitae
  • Letër motivimi.

 

Këto dokumente duhet të dërgohen në adresën :

Sveučilište u Zagrebu

Centar za poslijediplomske studije

(za PDSS Diplomacija)

Trg maršala Tita 14, 10000 Zagreb

Afati i fundit për aplikim është data 10 shtator 2015.

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni afruk@unizg.hr dhe ti referoheni adresave si më poshtë:

https://www.fpzg.unizg.hr/_news/60642/Diplomacija%20-%20natjecaj%202015-...

http://www.unizg.hr/istrazivanje/

 

 

Bashkëlidhur gjeni njoftimin, te publikuar edhe ne adresën zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Sportit.

 http://www.arsimi.gov.al/al/program/bursa-dhe-programe-studimi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).