Ditën e martë, më datë 14 korrik 2015, ora 17:00, në auditorin 3 (A 3) tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", u organizua konsultimi publik me Grupin e Ekspertëve për Ndryshime Kushtetuese. Kjo veprimtari u organizua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Në këtë forum përshëndetën Znj.Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z.Bashkim Dedja, Kryetari Gjykatës Kushtetuese dhe Z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë si dhe ekspertë të kësaj fushe. Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Shkodrës ishin pjesë e këtij aktiviteti ku i drejtuan grupit të punës pyetje të ndryshme lidhur me ndryshimet Kushtetuese.
- 5120 lexime