Shtëpia

Konkursi Triple Helix - "Bëhu një sipërmarrës - bëhu një inovator!"

Keni një ide inovative dhe dini si ta ktheni atë në realitet? OECD së bashku me partnerët e saj në Shqipëri po shpall një konkurs të ri për idenë më të mirë inovative! Ne jemi në kërkim të ideve të reja inovative që vijnë nga aktorë të biznesit, akademisë dhe qeverisë .

Cfare do të thotë për mua?

Për pjesëmarrësit nga  fusha e akademisë kjo është një mundësi për  shfaqjen e  ideve dhe për të siguruar zbatimin e tyre në botën e vërtetë.

Për pjesëmarrësit nga sektori i biznesit është një mundësi për të rritur fitimet duke zhvilluar një produkt, proces apo shërbim të ri.
 
Për pjesëmarrësit nga sektori publik është një mënyrë praktike për të promovuar risi dhe për të ndihmuar zbatimin e zgjidhjet inovative në shoqëri.

Çmimi

Tre projektet më të mira do të mbështeten për të transformuar idetë e tyre në realitet. Ju do të merrni ekspertizë teknike nga ekipi i OECD duke ju zhvilluar idetë tuaja me anën e ekspertëve të njohur në fushën e inovacionit. Si një finalist ju do të merrni një shikueshmëri të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të rritur shanset tuaja për të marrë mbështetje të mëtejshme.

Si të aplikoni?

  1. Lexoni me kujdes Udhëzuesin e aplikimit dhe prezantimin “Si të aplikojmë“;
  2. Plotësoni Formularin e Aplikimit në mënyrë individuale ose në bashkëpunim me organizata të tjera;
  3. Dërgoni Formularin e aplikimit  të plotësuar me email në adresën  max.bulakovskiy@oecd.org brenda datës 30 Qershor nëse doni të merrni mbështetje për aplikimin tuaj apo gjeni  një partner për projektin;
  4. Dërgoni Formularin e aplikimit të plotësuar me email në adresën  max.bulakovskiy@oecd.org brenda datës 15 Tetor, i cili është afati i fundit për mbledhjen e aplikimeve.

 

Informacionin e plotë dhe formularët përkatës i gjeni në linkun: http://www.ekonomia.gov.al/al/dokumente/pdf/konkursi-triple-helix

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).