Shtëpia

Instituti i Studimeve Albanologjike - Konferencë shkencore: Gjurmime albanologjike (Hulumtime për ndihmesat e disa albanologëve në kulturën shqiptare) - Dt. 02.06.2017

Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizojnë konferencën shkencore GJURMIME ALBANOLOGJIKE..., në nderim të veprës së disa figurave të ndritura të albanologjisë, si: Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Preng Doçi, Pashko Vasa, Dhimitër Kamarda, Bernardin Palaj, Martin Camaj, Arshi Pipa, Injac Zamputi etj..

Veprimtaria do të zhvillohet ditën e premte, më datë 2 qershor 2017, ora 09:30 – 14:00 pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit.

PROGRAMI
09:30 - 10:00
Fjala e hapjes nga dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, prof. dr. Mimoza Priku
Përshëndetje nga Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Adem Bekteshi
Përshëndetje nga kryetarja e Bashkisë Shkodër,  znj.Voltana Ademi

Seanca I
10:00 - 11:20
Drejtojnë seancën: A. Haxhi, K. Topalli, A. Jubani, T. Osmani
1. Artan Haxhi & Tefë Topalli: Personaliteti i Mati Logorecit dhe kontributi i tij në lëmë të leksikut.
2. Aljula Jubani & Natalina Hoti: Atë Bernardin Palaj - martirizimi i njeriut dhe  kontributi i tij shkencor.
3. Kolec Topalli : Mati Logoreci si leksikograf .
4. Seit Mansaku: Kontributi i Dhimitër Kamardës në fushën e historisë së gjuhës.
5. Tomor Osmani: Mati Logoreci, atdhetari që luftoi për njësimin e shqipes dhe gjuhën e përbashkët.
6. Anila Omari: Dhimitër Kamarda dhe idetë e tij rilindase për gjuhën letrare shqipe.
7. Kujtim Bevapi dhe Abdulla Ballhysa: Në 100-vjetorin e udhëtimit të Ndre Mjedës maj 1917 – maj 2017.
8. Nikë Ukgjini: Abat Prengë Doçi, për gjallërimin dhe lulëzimin e Shqipërisë.

Seanca paralele
11:30 - 13:30
Salla 1

Drejtojnë seancën:  M. Priku, B. Demiraj, R. Rushiti

1. Bardhyl Demiraj: Ndre Logoreci (1830-1892).
2. Mimoza Priku: Mati Logoreci në faqet e revistës “Cirka”.
3. Evalda Paci: Injac Zamputi: një historian në shërbim të studimeve mbi letërsinë e shkruar shqipe.
4. Rozana Rushiti: Ndërtime njësish me dy paskajoret gege : me + pjesore dhe për me + pjesore dhe funksionet e tyre me esenë “Shqypnia dhe shqiptarët” e Pashko Vasës.
5. Njazi Kazazi & R. Murati: Ndre Mjeda autor i abetareve shqipe.
6. Florimont Gojani: Sintaksa në romanin “Rrathë” e Martin Camaj.
7. Erzen Koperaj: Injac Zamputi – Kontributi i tij në fushë të filologjisë.
8. Shyhrete Morina: Përcjellorja në veprën e Ndre Mjedës.
9. Adelajda Baftiu: Kontributi i Martin Camajt për sintaksën e shqipes.
10. Qendresa Jakupi: Pikëpamjet e Arshi Pipës për teoritë që u zbatuan gjatë procesit të standartizimit të shqipes.
11. Isida Hoxha: Kontributi i Mjedës në çështjen shqiptare.

 

Salla 2

Drejtojnë seancën: Rr. Draçini, I. Badallaj, M. Kore

1. Rrezarta Draçini: Variacione semantike në perceptimin e veprave të Mjedës
2. Mimoza Kore: Mati Logoreci, gjuhëtari i formuar, që u përfshi me guxim në debatin shkencor të kohës për çështjen e gjuhës shqipe.
3. Imri Badallaj: Kontributi i Martin Camaj në studimin e të folmeve italo – arbëreshe.
4. Rokin Daberdaku, Gjovalin Çuni: Demostratat e 1981 në Kosovë në optikën e Arshi Pipës
5.Orjeta Baja: Fjalët e rralla në “Librin e burgut” të Arshi Pipës
6. Bendis Kraja: Dokumentacionet e programeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare përmes pendës së ideologut Pashko Vasa.
7. Merita Hysa: Shqyrtime socioguilistike në veprën e Arshi Pipës.
8. Anisa Kosteri: Fjalori i bashkimit në vlerësimin e Prend Doçit.
9. Aida Uruçi: Mjeshtria e Camajt në ndërtimin e përdorimin e fjalëve të reja.
10. Fridrik Dulaj , Yllka R. Imeri: Vlerësime gjuhësore sipas hapësirave ligjërimore në veprën e Martin Camajt.

Salla 3

Drejtojnë seancën : F. Hoxha, A. Çapaliku, E. Karamitri

1. Fatbardha Hoxha: Identiteti krijues i Pashko Vasës.
2. Alfred Çapaliku: Paralele mes Salvatore Quasimodos dhe Gasper K. Palit (1916 - 1942).
3. Eleni Karamitri: Gramatika shqipe e Martin Camajt në vështrimin e alabanologut shqiptaro-amerikan Peter R.Prifti.
4. Vjollca Osja: Disa veçori të stilit në poezinë e Mjedës .
5. Arben Prendi: Ndërthurjet tematike dhe bota e personazheve në dramat e Martin Camajt.
6. Kamber Kamberi: Motivi i vdekjes në poezinë e Camajt dhe Shkrelit.
7. Ermira Alija, Zamira Shkreli: Propozime didaktike të Mati Logorecit nëpërmjet qasjes së tij në (Libër i mësuesit për përdorim t'abetarit).
8. Edelajda Cenaj: "Bernardin Palaj dhe Lef Nosi, nje qasje krahasuese" .
9. Rovena Vata: Kontributi i Martin Camajt në letrarizimin e miteve dhe dokeve të zonës së Dukagjinit në romanin “Rrathë”.
10. Paulin Marku: Prend Doçi: Roli dhe kontributi i tij në Rilindjen Kombëtare dhe në shoqërinë shqiptare.
11. Sereta Koperaj: Injac Zamputi, kontributi i tij në dokumentacionin historik për periudhën e mesjetës.
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).