Shtëpia

Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Këshilli i Ministrave miratoi në datë 29 prill, 2015, VKM-në nr. 395 “Për Miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, që synon të përfshijë çdo vit rreth 6-8 mijë profesionistë të rinj në një eksperiencë pune pranë administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal.

Qëllim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të këtyre praktikave në njohje me sistemin administrativ publik.

Thirrja e parë do të jetë 3 mujore dhe parashikohet t’u japë mundësi rreth 2.000 profesionistëve të rinj të zhvillojnë praktika pune në institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në datën 1 qershor 2015 me shpalljen e thirrjes për aplikim. Target group janë të rinj profesionistë të moshës 21 deri 26 vjeç të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor si dhe të rinj që mund të kenë përfunduar cikle të tjera studimi apo që janë në proces, si programet master.

Thirrja e aplikimit do të zhvillohet nga data 1 deri 10 qershor. Për më tepër informacionit, vizitoni adresën: http://praktika.sociale.gov.al

Personi përgjegjës për fushatën e komunikimit është:
Dikensa Topi, MMRS, dikensa.topi@sociale.gov.al

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).