Shtëpia

Fuqizimi i të rinjve Rom përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit për median alternative

Qendra UET në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri si edhe me mbështetjen e Fondacionit ABC kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse të projek
 
 
“Fuqizimi i të rinjve Rom përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit për median alternative”
 
që do të organizohet ditën e Mërkurë, 27 Maj 2015, ora 14:00-16:00 tek auditori Aula Magna, në Universitetin Europian të Tiranës.
 
Projekti adreson një nga sfidat kryesore të gjithëpërfshirjes shoqërore të grupeve të skajuara, por duke u ndalur në një dimension më pak të trajtuar sikurse është nevoja për të krijuar dhe zhvilluar hapësira komunikuese pjesëmarrëse alternative për këto grupe. Projekti ndalet në veҫanti tek komuniteti Rom në Shqipëri dhe skajimi i tyre mediatik i cili lidhet me skajimin social, kulturor, politik dhe ekonomik.
 
Konferenca vendos në qendër të rinjtë Rom dhe prezanton gjetjet e projektit sa i takon fuqizimit të të rinjeve Rom përmes medias alternative. Për më tepër në konferencë do të prezantohet edhe ‘KANXURA Radio’, Radio e Komunitetit Rom si një tregues konkret i rolit të medias alternative për krijimin e hapësirave komunikuese dhe pjesëmarrëse për grupet e skajuara.
 
Për më tepër ju lutem gjeni bashkëlidhur Programin.
 
Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).