Shtëpia

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 5të në Shkenca të Edukimit dhe në Shkenca Sociale ICESS 2017 30-31 Mars 2017

ICESS 2017, Konferenca e 5të në Shkenca të Edukimit dhe në Shkenca Sociale do të mbahet në Tiranë në datat 30-31 Mars 2017 e organizuar nga Departamenti i Shkencave të Edukimit. ICESS 2017 është një konferencëndërkombëtare ndërdisiplinore e cila sjell së bashku studjues,kërkues, lektorë dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe gjetjet e punës së tyre kërkimore dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale dhe zgjidhjet e propozuara për tu përballur me këto sfida.

Qëllimi kryesor i ICESS 2017 është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale për të ndërvepruar me njëri tjetrin dhe për shkëmbyer pikëpamje shumëplanëshe në lidhje me disiplinat e tyre. Partnerë në organizimin e këtij evenimenti janë Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu, dhe Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi.

Data e organizimit të konferencës: 30-31 Mars 2017

Afati për dërgimin e abstrakteve: 15 Mars 2017

Vendi: Kolegji universitar "Bedër"

Gjuha e prezantimit dhe e dorëzimit të punimeve: Gjuha Shqipe dhe Gjuha Angleze

Website i konferencës: http://icess.beder.edu.al/

Publikimi i punimeve:

Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen elektronikisht në Librin e Botimeve të Konferencës me ISBN , dhe punime të përzgjedhura do të publikohen edhe në BJES, një revistë shkencore me bord editorial, organ i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe të Filologjisë me ISSN.BJES është një revistë shkencore ndërkombëtare me një bord editorial ndërkombëtar, e indeksuar me DOAJ , dhe e pajisur me ISSN në formatin hard copy dhe online.

Pjesëmarrja dhe tarifa e pjesëmarrjes sipas preferencave:

Tarifa e pjesëmarrjes individuale në konferencë është prej 180 eurosh, ndërkohë që tarifa për pjesëmarrje virtuale është prej 120 eurosh. Tarifa e pjesëmarrjes për kontributorët dhe kërkuesit shqiptarë është prej 100 000 lekësh.

Ato që do të jenë personalisht pjesëmarrës në konferencë do mund të marrin materialet e konferencës si programin e konferencës,certifikatën e pjesëmarrjes dhe versionet elektronike në format pdf të Librit të punimeve të konferencës dhe të edicionit të veçantë të BJES. Në këtë konferencë aplikohen tarifa të veçanta për pjesëmarrjen në evenimentet sociale.

Per me shume informacion gjeni bashkengjitur dokumentett zyrtare.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).