Shtëpia

Dt.27.11.2015. Takim informues me temë: “Të studiosh në Francë”

Ditën e premte, më datë 27 nëntor 2015, ora 12.30 – 14:00, tek Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizohet një takim informues me temë: “Të studiosh në Francë”.
Ambasada Franceze në Tiranë në bashkëpunim me Hapësirën Campus France Shqipëri dhe Aleancën Franceze Shkodër, fton të gjithë nxënësit e shkollave te mesme, prindërit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në turneun prezantues “Të studiosh në Francë”.
Dy specialistet franceze: znj. Isabelle Nairaud, Këshilluese e Orientimit në Universitetin e Nantes dhe znj. Hélène Boucher, Këshilluese e Orientimit në Universitetin Amiens të shoqëruara nga përgjegjësja e zyrës Campus France, si edhe përfaqësues të Ambasadës Franceze do t'ju japin informacione mbi temat:
• Përse duhet te zgjidhni studimet e larta në Francë ?
• Cilin formim të zgjedhim ?
• Cilat janë procedurat që duhen ndjekur ?
Prezantimi do të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).