Shtëpia

Dt.22.12.2017. Workshop-i me temë “Sfidat e Zhvillimit Rajonal 6”. Fakulteti Ekonomik.

Me datë 22 Dhjetor 2017, Fakulteti Ekonomik organizoi për të gjashtën herë workshop-in me temë “Sfidat e Zhvillimit Rajonal” ku u prezantuan 8 temat më të mira të punuara nga studentët e diplomuar në programet Master Shkencor të këtij fakulteti gjatë vitit akademik 2016-2017. Qëllimi i këtij aktiviteti të përvitshëm është promovimi i punës shkencore të studentëve të Fakultetit Ekonomik para një audience më të gjerë, për të reflektuar kontributin e mundshëm që ky fakultet mund të japë në zhvillimin ekonomik të Rajonit të Shkodrës. Paralelisht me këtë, ky workshop synon edhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe organeve të pushtetit lokal, komunitetit të biznesit dhe OJF-ve që veprojnë në Rajonin e Shkodrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Adem Bekteshi, vlerësoi arritjet e deritanishme të Fakultetit Ekonomik. Ai u shpreh entuziast në lidhje me eksperiencën e zhvillimit të këtij workshop-i, ku evidentohet dhe promovohet puna shkencore e studentëve dhe theksoi qe kjo eksperiencë duhet shtrirë edhe në fakultetet e tjera të universitetit.

Ndërkaq, Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. As. Dr. Blerta Dragusha, në fjalën e saj përshëndetëse, vuri theksin tek puna e stafit dhe studentëve të këtij fakulteti si në drejtim të proçesit mësimor dhe punës shkencore, ashtu edhe në drejtim të organizimit të një sërë aktiviteteve gjatë vitit akademik 2016-2017, tek progresi i metejshëm në kualifikimin e stafit dhe plotësimi i tij me grada e tituj shkencorë dhe tek mobilitetet e stafit e studentëve drejt universiteteve perëndimore në kaudër të projekteve ku është i përfshirë fakulteti.

Në aktivitet ishin prezentë gjithashtu edhe përfaqësues të Bashkisë Shkodër, bizneseve dhe OJF-ve të Rajonit. Juria vlerësuese e temave të prezantuara përbëhej nga profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të aktorëve të sipërpërmendur, konkretisht:

Z. Fatlum Nurja, Specialist i Çështjeve të Decentralizimit (në cilësinë e Kryetarit të Jurisë)

Znj. Vjollca Muçaj, Zv. Drejtore në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare

Z. Arben Haveri, Drejtor i Societé General, Dega Shkodër

Znj. Meliha Ulqini, Specialiste e Fushës së Kontabilitetit

Znj. Eljtana Shkreli, Drejtuese e Shoqatës GO2

Znj. Lauresha Gjyrezi, përfaqësuese e Bankës ProCredit Bank

Aktiviteti u sponsorizua nga Fondacioni ABC, Banka ProCredit dhe Shoqata GO2, mbështetja e të cilëve ishte mjaft e rëndësishme në realizimin me sukses të aktivitetit dhe shpërblimin e studentëve fitues me çmime përkatëse.

Tematika e punimeve të prezantuara ishte e larmishme dhe i referohej te tre drejtimeve kryesore të studimit të ofruara nga Fakulteti Ekonomik, fushës së Menaxhimit, asaj të Financë-Kotabilitetit, si dhe fushës së Turizmit. Në përfundim, u shpërndanë çertifikata dhe nga një dhuratë simbolike për të gjithë studentët prezantues, gjithashtu u shpallën edhe tre temat më të mira. Juria vlerësoi me çmimin e parë studenten Ilirjana Gjergji me temën “Portofoli model i ekonomisë shqiptare “Al-Index 100”, me çmimin e dytë studenten Amela Malaj me temën “Zhvillimi i turizmit të errët: rasti i Qarkut Shkodër” dhe me çmimin e tretë studenten Sonila Hasaj me temën “Faktorët përcaktues të përdorimit të Cash Euro nga individët në Shkodër”. Studentëve fitues iu shpërndanë çertifikat e çmimeve përkatëse dhe dhuratat e ofruara nga sponsorët e përmendur më lart.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).