Shtëpia

Dt.18.06.2015. U promovua libri “Ndërthurja e poetikave dhe çkodimi i realiteteve metafizike në romanin bashkëkohor” i studiuesit Arben Prendi.

Ditën e enjte, më datë 18. 06. 2015, ora 11:30, në sallën “Walter Höfleshner” të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua promovimi i librit “Ndërthurja e poetikave dhe çkodimi i realiteteve metafizike në romanin bashkëkohor” i studiuesit dhe pedagogut Arben Prendi.
Kjo veprimtari promovuese ishte organizuar nga Departamenti i Letërsisë në bashkëpunim me Bibliotekën Shkencore Universitare.
Në këtë veprimtari referuan:
Doktorante Arjeta Ferlushkaj
Prof. dr. Alfred Çapaliku
Dr. Vinçens Marku
Prof. dr. Fatbardha Hoxha
Donatela Guri (studente)
Në fund të këtij studimi autori, dr. Arben Prendi, shkruan se ky punim në mënyrë joshteruese, synon të analizojë dhe interpretojë disa prej prirjeve të romanit tonë bashkëkohor, duke synuar të plotësojë edhe njëfarë mangësie të studimeve tona letrare lidhur me letërsinë më të re shqiptare. Sidomos disa autorë dhe vepra merren në konsideratë për herë të parë në këtë rrafsh studimi, fjala është këtu për romanin e F. Kongolit, V. Koreshit, Z.Çelës, M. Krajës, K. Mehmetit, por edhe të Ismail Kadaresë; dhe veçanërisht të autorëve që u bënë të njohur në letërsinë tonë pas vitit 1990, si: Ridvan Dibra, Bashkim Shehu, Agron Tufa, Ardian-Christian Kyçyku dhe Ben Blushi. Në tërësinë e punimit është shtjelluar teza se romani bashkëkohor shqiptar i botuar pas vitit 1990 është një traskriptim artistik i gjendjes fizike dhe metafizike të shoqërisë shqiptare të tranzicionit. Herë pas herë janë vënë në dukje veçoritë e poetikave të ndërthurura. Autori A. Prendi shpreson që përmes këtij punimi të japë një ndihmesë të re në njohjen, analizën dhe interpretimin e veprës letrare të këtyre autorëve dhe të jetë i dobishëm sidomos për studentët dhe mësuesit e letërsisë apo të interesuar të tjerë, që dëshirojnë të kenë një pamje më të qartë për letërsinë shqiptare të viteve të fundit.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).