Në sallën e konferencave të Rektoratit u bë mbrojtja e doktoraturës së parë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga kandidati Emin Krasniqi me temë: “Etnografi e të folurit UNË (folësi) >< TI (dëgjuesi)”.
Kjo mbrojtje disertacioni kishte zgjuar interesimin e mjaft pedagogëve e studentëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe të Universitetit të Prishtinës. Në këtë pikëvështrim kjo veprimtari pati një domethënie bashkëpunimi midis këtyre institucineve të arsimit të lartë.
- 4428 lexime