Shtëpia

Dt. 6-8.11.2015. Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Harmonizimi i studimit mjedisor dhe mësimdhënia me politika të qëndrueshme”

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Ballkanike (Balkan Environmental Assocatiation, B.EN.A) organizojnë më 6-8 nëntor 2015 konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi në shkencat natyrore” të fokusuar tek tema: “Harmonizimi i studimit mjedisor dhe mësimdhënia me politika të qëndrueshme”.
Seanca plenare zhvillohet ditën e premte, më 6 nëntor 2015, ora 9:00, tek salla e konferencave (A3) pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Kjo konferencë do të mbledhë së bashku studiues dhe pedagogë të shkencave të natyrës, për të diskutuar rreth metodologjive të mësimdhënies së shkencave të natyrës në të gjitha nivelet e shkollimit dhe mësimdhënies me politika të qëndrueshme për mjedisin.
Në këtë konferencë janë mirëpritur studiues dhe pedagogë të rinj, që mbulojnë këto tematika të rëndësishme të shkencave të natyrës.
Prezantimet në konferencë do të bëhen me kumtesa dhe postera.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).