Ky aktivitet u ndërmor në kuadrin e aktiviteteve të organizuara për 60-vjetorin e USH nga departamenti Administrim – Biznes në FE dhe departamenti Psikologji dhe Punë Sociale në FSHE.
Audienca e pjesëmarrësve në aktivitet kanë qenë pedagogët me kohë të plotë në FE dhe FSHE me shfaqje interesi në temat e prezantuara. Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë udhëzimet e nevojshme paraprake për instalimin e paketave statistikore (nëpërmjet asistencës së laborantit Gj. Deda). Materialet e prezantimeve si slides, database, sintaksat e paketave statistikore, etj., janë dërguar nëpërmjet emaileve në versionet elektronike për çdo séance; gjithashtu materiale të printuara me informacione përmbajtjeje të ëorkshopit; sende kancelarie si dosje, bllok shënimesh e stiloplaps u janë shpërndarë të gjithë pjesmarrësve.
Grupi i prezantuesve në workshop është përbërë nga Prof.As.Dr. Ardita Boriçi, PhD Nevila Mehmetaj, PhD(c) Elvisa Drishti (FE) dhe PhD Visar Dizdari (FSHE).
Në këtë aktivitet u trajtuan metodat e kërkimit sasiore nëpërmjet shpjegimit të koncepteve bazë statistikore dhe ekonometrike si dhe ilustrimeve të tyre me zbatimin e shembujve konkret të të dhënave të ndryshme në paketat stastikore SPSS dhe R; njëkohësisht u trajtuan metodat e kërkimit cilësore nëpërmjet shpjegimit të koncepteve bazë teorike me shembuj konkret të natyrës psikometrike e sociale.
Aktiviteti ishte i natyrës interaktive e bashkëpunues midis prezantuesve dhe pjesëmarrësve me qëllim gjenerimin e pyetjeve, ideve dhe debateve të ndryshme për t'u aplikuar në fushat përkatëse kërkimore; si dhe të bashkëpunimeve të mundshme në grupe kërkimore ndërmjet FE dhe FSHE. Gjatë seancave u shkembyen referenca për burime të ndryshme sekondare në google scholar dhe mënyra citimesh automatike.
Workshopi u mbyll me diskutime mbi tematikat, mbarëvajtjen e workshopit dhe gjenerimin e ideve nga palët pjesët pjesëmarrëse se cfarë mund të përmirësohet në një aktivitet të tillë potencial në të ardhmen.
Aktiviteti është zhvilluar në ambjentet e Sallës 307 të Fakultetit Ekonomik nga ora 9.00 deri ne oren 17.00.
Ky takim perputhet me lëndet dhe aspektet e kërkimit shkencor qe trajohen në profilet e shkencave ekonomike dhe të edukimit.
Shpresojmë të jetë fillimi i një tradite të gjatë bashkëpunimi si në lidhje me procesin e mësimdhënies ashtu edhe me kërkimin shkencor. Synojmë që të kemi vendosur bazat per zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme në menyre sistematike e periodike.
Falenderojme stafet e angazhuara dhe pjesëmarrëse për kontributin dhe kohën e tyre
- 4578 lexime