Shtëpia

Dt. 5-6. 02. 2015. EUREQA-workshop rajonal trajnimi me temë: "Planifikimi i programeve të studimit"

Në kuadër të projektit EUREQA, në datat 5-6 shkurt 2015, në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, do të zhvillohet një workshop rajonal trajnimi me temë: “Planifikimi i programeve të studimit”.
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vënë si objektiv të përgjithshëm strategjik të zhvillimit të tij “Sigurimin e Cilësisë”, prandaj është duke punuar në kuadër të projektit TEMPUS “EUREQA” “Empowering Universities to fulfil their responsibility for Quality Assurance”, ku koordinatore është dekania e këtij fakulteti, prof. dr. Arjeta Troshani.
Në kontekstin e këtij projekti të gjithë anëtarët e Komitetit të Cilësisë të Fakultetit Ekonomik janë trajnuar dhe do të trajnohen në workshope të tematikave të ndryshme që lidhen me sigurimin e cilësisë sipas standardeve të universiteteve më të mira perëndimore.
Në fund të këtij projekti synohet që të publikohet edhe një guidë e standardeve të cilësisë, nga të cilat mund të udhëhiqet një Institucion Akademik për të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin mësimor dhe kërkimin shkencor.
Aktivitetet kryesore të projektit EUREQA :
13- 14 qershor 2013 – Workshopi me titullin “Quality assurance system: Quality Culture and closing the feedback-loop” Prishtinë, Kosovë.
05- 06 shtator 2013 –Workshopi me titull ” Quality assurance system: responsibilities and tools of central units and faculties”, Korçë, Shqipëri.
20 – 24 nëntor 2013 – pjesëmarrje në Forumin e 8-të të sigurimit të cilësisë organizuar nga Universiteti i Goteburgut, Suedi në kuadër te projektit EUREQA.
14- 16 mars 2014 – Takimi i koordinatorëve të Universiteteve Partnere, Bruksel, Belgjikë.
13 – 15 nëntor 2014 - pjesëmarrje në Forumin e 9-të të sigurimit të cilësisë organizuar nga Universiteti i Barcelonës, Spanjë në kuadër të projektit EUREQA
10 – 13 shtator 2014 – Workshopi i tretë i cilësisë së Universiteteve me fokus studentet, Banja Luka, Bosnjë Hercegovinë
5 – 6 Shkurt 2015 – “Planifikimi i programeve të studimit” - Workshopi i katërt i cilësisë së Universiteteve, Shkodër, Shqipëri.
Bashkëngjitur më poshtë do të gjeni programin e këtij workshopi.

Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).