Shtëpia

Dt. 5-6. 02. 2015. EUREQA-workshop rajonal trajnimi me temë: "Planifikimi i programeve të studimit"

Në kuadër të projektit EUREQA, në datat 5-6 shkurt 2015, në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një workshop rajonal trajnimi me temë: “Planifikimi i programeve të studimit”.
“Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vënë si objektiv të përgjithshëm strategjik të zhvillimit të tij “Sigurimin e Cilësisë”, prandaj është duke punuar në kuadër të projektit TEMPUS “EUREQA” “Empowering Universities to fulfil their responsibility for Quality Assurance””, theksoi ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse dekania e këtij Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Arjeta Troshani, e cila është edhe koordinatore e këtij projekti.
Në emër të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përshëndeti kryetari i Degës Mësimore, prof. dr. Irakli Beka, i cili pasi bëri një tabllo të procesit të ndërkombëtarizimit dhe hapave të ndërmarra për sigurimin e cilësisë në USH, vlerësoi rëndësinë e projektit EUREQA.
Në hapjen e këtij workshopi përshëndeti edhe znj. Tia Loukkola, drejtore e Njësisë së Zhvillimit Institucional EUA.

Në kontekstin e këtij projekti të gjithë anëtarët e Komitetit të Cilësisë të Fakultetit Ekonomik janë trajnuar dhe do të trajnohen në workshope të tematikave të ndryshme që lidhen me sigurimin e cilësisë sipas standardeve të universiteteve më të mira perëndimore.
Pritshmëritë e trajnimit me temë: "Planifikimi i programeve të studimit" ishin:
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përshkruajnë dhe të zbatojnë principet thelbësore të përpilimit dhe zhvillimit të kurrikulave.
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe të vlerësojnë arritjet në procesin e të mësuarit për programet dhe modulet në institucionet e tyre.
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të bëjnë dallimin mes një sërë metodash të mësimdhënies, si dhe zbatimit të tyre në mënyrën e duhur.
Gjatë këtij workshopi, znj. Nora Ryan, në rolin e vlerësueses së jashtme diskutoi për planveprimet institucinale për sigurimin e cilësisë me nga një përfaqësues nga çdo universitet të Ballkanit Perëndimor.
Në fund të këtij projekti synohet që të publikohet edhe një guidë e standardeve të cilësisë, nga të cilat mund të udhëhiqet një Institucion Akademik për të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin mësimor dhe kërkimin shkencor.

Aktivitetet kryesore të projektit EUREQA :
13- 14 qershor 2013 – Workshopi me titullin “Quality assurance system: Quality Culture and closing the feedback-loop” Prishtinë, Kosovë.
05- 06 shtator 2013 –Workshopi me titull ” Quality assurance system: responsibilities and tools of central units and faculties”, Korçë, Shqipëri.
20 – 24 nëntor 2013 – Pjesëmarrje në Forumin e 8-të të sigurimit të cilësisë organizuar nga Universiteti i Goteburgut, Suedi në kuadër te projektit EUREQA.
14- 16 mars 2014 – Takimi i koordinatorëve të Universiteteve Partnere, Bruksel, Belgjikë.
13 – 15 nëntor 2014 - Pjesëmarrje në Forumin e 9-të të sigurimit të cilësisë organizuar nga Universiteti i Barcelonës, Spanjë në kuadër të projektit EUREQA
10 – 13 shtator 2014 – Workshopi i tretë i cilësisë së Universiteteve me fokus studentet, Banja Luka, Bosnjë Hercegovinë
5 – 6 Shkurt 2015 – “Planifikimi i programeve të studimit” - Workshopi i katërt i cilësisë së Universiteteve, Shkodër, Shqipëri.
Bashkëngjitur më poshtë do të gjeni programin e këtij workshopi.

Atashime: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).