- Shqip
- English
Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" organizon nesër, më 30.05.2018, ora 11:00 në Bibliotekën Shkencore Universitare një veprimtari promovuese të librit më të ri të poetit Arben Prendi: "Vepra poetike".
Kjo vepër poetike përfshin një përzgjedhje të krijimtarisë më të mirë të këtij poeti. Ajo është e strukturuar në shtatë cikle. Poezitë janë të natyrës meditative dhe reflektive, të ngjyrosura me momente të veçanta jetësore. "...vetmia, trishtimi, dashunia, dhembja, vuejtja; e kaluemja, e tashmja, e ardhmja; jeta dhe vdekja, apo probleme të tjera të njeriut; motive këto të përjetshme në letërsi, por sekush sjell përvojën dhe shprehjen e tij poetike", - shprehet, me një gegnishte të përpunuar, autori Arben Prendi në hyrje të këtij vëllimi. Ironia është shoqe ngushëlluese në këtë poezi, përmes kësaj ndriçohet natyra e botës dhe e ekzistencës.
Arben Prendi është një pedagog dhe studiues i formuar që vjen më këtë vëllim poezish pas një përvoje shumë të gjatë në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor.
Programi:
Hapja e aktivitetit nga studentja Sabina Shelegu
Prof. dr. Alfred Çapaliku – Krijimtaria poetike e Arben Prendit
Lexime të poezisë nga studentët Lorenc Smajlaj dhe Sabina Shelegu
Prof. as. dr. Valbona Karakaçi – Veçori artistike të “Veprës poetike”
Lexime të poezisë nga studentët Lorenc Smajlaj dhe Sabina Shelegu
Diskutim nga Dieleta Përlleshi studente e gjuhë-letërsisë
Përshëndetje nga Meritan Spahija botues i veprës
Fjala përshëndetëse e autorit
- 918 lexime