Shtëpia

Dt. 30.05.2017 - Fuqizimi i votuesve për herë të parë si avokatë të barazisë gjinore në zgjedhjet e përgjithshme 2017

Të dashur studentë!
 
Jeni të mirepritur të merrni pjesë në aktivitetin me titull “Fuqizimi i votuesve për herë të parë si avokatë të barazisë gjinore në zgjedhjet e përgjithshme 2017”. 
 
Aktiviteti do të organizohet me datë 30 Maj 2017, ditën e marte, ora 11:00 në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Në sajë të financimit të UN Women Albania, organizata Balkan Youth Link Albania (BYL-A) në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" organizon aktivitetin me titull “Fuqizimi i votuesve për herë të parë si avokatë të barazisë gjinore në zgjedhjet e përgjithshme 2017”. Pjesë e këtij takimi do të jetë Znj. Irma Baraku Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Qëllimi i kësaj iniciative është edukimi i votuesve të rinj mbi rëndësinë e proceseve të votimit dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje. Me anë të këtij projekti mundësohet krijimi i partneriteteve të qëndrueshme për edukimin e leadershipit rinor si promotorë për demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe nxitjen e aktivizmit rinor në interes të komunitetit të qytetarëve.
Projekti përfshin organizimin e një takimi publik midis të rinjve të universiteteve dhe një figure publike mbi rëndësinë e proceseve të votimit dhe pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje si dhe organizimin debatit kombëtar në formatin parlamentar me pjesëmarrjen e studentëve të përzgjedhur nga 6 Universitete në vend: Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër.
Objektivat kryesore të projektit janë:
· Të edukojë të rinjtë në lidhje me demokracinë, çështjet gjinore, procesin zgjedhor në vetvete;
·Të edukojë dhe orientojë të rinjtë në lidhje me përfshirjen dhe aktivizmin si një element i domosdoshëm në një demokraci përfaqësuese etj.
· Të përgatisë një brez të qytetarësh të ndërgjegjshëm, duke i edukuar ata me mendimin kritik, shprehjen e mendimit personal dhe tolerancën ndaj opinioneve të të tjerëve.
Aktivitetet e planifikuara për realizimin e këtij projekti janë si më poshtë:
-  trajnimi i studentëve mbi formatin parlamentar.
- organizimi i 6 takimeve publike në Universitete me figura të njohura të vendit mbi çështje të demokracisë, pjesëmarrjes dhe barazisë gjinore.
- organizimi i një konkursi Kombëtar Debati me pjesëmarrjen e studentëve të trajnuar në çdo universitet.
 Pas përfundimit të takimit publik, organizatorët do të zhvillojnë një trajnim me studentët mbi formatin e debatit parlamentar.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).