Më datë 29.05.2015, në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua prezantimi: Muzika dhe Semiotika.
Programi i aktivitetit ishte si më poshtë:
Qamil Gjyrezi: “Muzika dhe semiotika”
Bukurosh Dervishi: “Hyrje në semiotikë”.
Elsaida Mustafa: “Psikoliguistika”.
Valentina Prenga: “Performancë gjuha pre-verbale”.
Kënga Moxart “Bio-muzika”: Performojnë studentët e degës së psikologjisë, gjuhë-letërsisë dhe shkencave të edukimit: Samanta Prenga, Pashkë Lalaj, Mariglen Lleshi dhe Bukurosh Dervishi.
Në referencën e tij, pedagogu Qamil Gjyrezi vuri në dukje se: "Ishte një dëshirë e imja të prezantoja këtë fushë të re, me pjesëmarrjen e pedagogëve të Departamentit të Gjuhës, për të debatuar dhe vërtetuar shkencërisht në praktikë idetë e mija për “Semiotikën e muzikës”.
Në lëndën terapi dhe psikologji arti, përpiqem të dal me konkluzione shkencore për rolin e gjuhës në psikologji dhe terapi.
Në hipotezën time prezantuam me studentët disa shenja pre-verbalë praktikisht në publik. Për të vërtetuar rolin e shenjës në gjuhën e shkruar dhe të folur dhe gjuhës pre-verbale duhet patjetër të prezantohen konkretisht shenjat dhe kuptimi i tyre.
Muzika ka natyrën polisemantike dhe shpreh kuptimin e kuptimit!
Semiotika e gjuhës së folur dhe të shkruar ka një zhvillim të madh në botë si dhe tek ne në Shqipëri. Por dëshifrimi i shenjave jo-verbalë të pikturës dhe të muzikës kërkon vemendje, studime të mirëfillta dhe promovim të vazhdueshëm, mbasi ka debate për këto tema."
- 2299 lexime