Shtëpia

Dt. 29-30 maj 2017. STUDENTËT E USH-SË DO TË INTERPRETOJNË “RINOCERONTIN” E JONESKOS NË SKENËN E TEATRIT “MIGJENI”

Në kuadër të 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe teatrin “Migjeni” shfaqin më 29 dhe 30 maj 2017, ora 19:00, “Rinocerontin” e Joneskos.

Kjo shfaqje është një iniciativë e Rektoratit të USH-së, nën kujdesin e veçantë të rektorit, prof. dr. Adem Bekteshi.

“Rinoceronti” është pa dyshim një nga pjesët më të qarta dhe më të shfaqura në skenat evropiane të Eugjen Joneskos, këtij dramaturgu të madh francez me origjinë rumune. Vepra ngrihet si një aktakuzë e fuqishme kundër çdo lloj diktature, e kuqe apo e zezë qoftë, që e katandis njeriun në një hiç, e detyron të tjetërsohet e të bëhet kafshë dhe nëse dëshiron të mbijetojë, e bën të jetë hipokrit, e zhvesh nga idealet; e kthen dhe e bën një lodër qesharake forcën e logjikës njerëzore. Fjalës së tij i heq çdo kuptim dhe e bën njeriun që ta ndiejë veten të vetmuar, edhe kur ndodhet në mes të të tjerëve.

Mendojmë se kjo pjesë do të ketë një pritshmëri të mirë nga spektatori, pasi në esencëështë humaniste, plot ironi dhe humor qëështë shprehje e një epërsie shpirtërore. Shfaqja duhet të përcjellë tek studentët-spektatorë dhe më gjerë mesazhin e besimit tek njeriu që nuk dorëzohet duke mbrojtur deri në fund me krenari idealin e tij human. Para së gjithash kjo është një dramë kundër epidemive dhe histerive kolektive, duke e lënë shtegun të hapur për interpretime nga më të ndryshmet. Ideja e saj liberale përkon me idetë universitare që gjithmonë shkojnë kundër totalitarizmave në përgjithësi.

 

 

Ideja dhe realizimi: Dr. Gëzim Puka, pedagog i Departamentit të Letërsisë.

Regjia:  Merita Smaja, Gëzim Puka.

 

Në rolet e mëposhtme interpretojnë studentët:

Beranzhe -Eduard Hysaj – (Dega Histori, Fakulteti i  Shkencave Shoqërore)

Zhani - Lorenc Smajlaj – (Dega Juridik, Fakulteti i Drejtësisë)

Dezi -Dila Prenga – (Master Gjuhë-Letërsi, Fakulteti i Shkencave Shoqërore)

Dydardi -Senad Tula – (Dega Gazetari - Komunikim, Fakulteti i  Shkencave Shoqërore)

Znj. Botard - Fatjona Bushaj – (Dega Administrim-Biznes, Fakulteti Ekonomik)

Logjisjeni -Aleksandër Prenga – (Dega Gjuhë-Letërsi, Fakulteti i Shkencave Shoqërore)

Z. Papijon - Ledian Prebibaj – (Dega Financë-Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik)

Znj. Bëf - Hymerta Ura - (Dega Gazetari - Komunikim, Fakulteti i Shkencave Shoqërore)

Zotëria Plak - Mark Naçaj – (Dega Gjuhë-Letërsi, Fakulteti i Shkencave Shoqërore)

Amvisa - Xhesika Lika - (Dega Juridik, Fakulteti i Drejtësisë)

Dyqanxhesha -Najada Bregu - (Dega Juridik, Fakulteti i Drejtësisë )

I Zoti i Kafenesë -Donald Zefi - (Dega Administrim- Biznes, Fakulteti Ekonomik)

Kamarierja -Ersilda Tafili – (Dega Administrim-Biznes, Fakulteti Ekonomik)

 

Jeni të mirëpritur në teatrin “Migjeni”

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).