“Panairi i Karrierës” ishte veprimtaria që organizoi Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë (Shkodër), Drejtorinë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (Shkodër) dhe Dhomën Britanike. Ky aktivitet u zhvillua më 25 prill 2014 në ambientet e Hotel Colosseo. “Panairi i Karrierës”, që është bërë tashmë traditë, synon promovimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik ndaj bizneseve më të suksesshme në vend dhe mbështet punësimin e tyre.
Seancën e hapjes e moderoi prof. as. dr. Brilanda Bushati, përgjegjëse e Departamentit të Turizmit.
Në fjalën e saj, prof. dr. Arjeta Troshani, Dekane e Fakultetit Ekonomik, vuri në dukje se “Panairi i karrierёs 2014”, zhvillohet nga Fakulteti Ekonomik me synimin pёr tё ndihmuar studentёt nё zhvillimin e suksesshёm tё praktikave profesionale si pjesё e rёndёsishme e kurrikulave mёsimore nё nivelin Bachelor dhe Master. Njё funksion tjetёr i këtij panairi do të jetë edhe shtimi i shanseve tё punёsimit tё studentёve qё janё nё prag tё diplomimit tё tyre, duke iu siguruar atyre kontakte tё drejtpёrdrejta me bizneset dhe njё periudhë prove punёsimi. Më tej ajo vijoi: “Sivjet pёrveç partnerёve tradicionalë siç janё Drejtoria e Shёrbimit tё Punёsimit (Shkodёr), Dhoma e Tregtisё dhe Industrisё (Shkodёr), është bërë pjesë e bashkëpunimit edhe Dhoma Britanike e Tregtisё, duke sjellё njё model tё ri tё organizimit tё tij. Nga 30 bizneset pjesёmarrёse qё do të intervistojnё studentёt e Fakultetit Ekonomik, 6 prej tyre janё pёrfaqёsuesit e kompanive tё mёdha, qё janё anёtarё tё Dhomёs Britanike tё Tregtisё. Ky bashkёpunim i Fakultetit Ekonomik me Dhomёn Britanikё tё Tregtisё, do të vazhdojё nё drejtim tё mbёshtetjes qё do të ketё Fakulteti ynë pёr mbrojtjen e gjuhës angleze nga studentёt, si dhe të bashkëpunimeve me Universitetet angleze nё drejtim tё hapjes sё Masterave tё pёrbashkёt nё fushёn e menaxhimit tё shёndetit dhe menaxhimit tё edukimit.
Zv. rektori i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", prof. as. dr. Fatmir Vadahi theksoi: “Ky event që synon të promovojë studentët tanë në tregun e punës, në gjykimin tonë është mjaft dobiprurës. Në anën tjetër, siç shihet, çdo vit ka pasur rritje të interesit nga ana e bizneseve për punësimin e studentëve tanë. Kjo ne si institucion na bën edhe më të përgjegjshëm për të nxitur rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Panairi ёshtё njё model bashkёpunimi qё ky Fakultet po ndёrton me komunitetin e biznesit duke e shndёrruar Universitetin jo vetёm nё njё qendёr kёrkimore e edukuese, por edhe nё njё hapёsirё tё shёrbimeve dhe kontributeve tё ndёrsjella, qё mund tё kryhen pёr shoqёrinё nё pёrgjithёsi. Vetë koha e kërkon profilizimin dhe aftësimin sa më të mirë të studentëve. Uroj që studentët të kenë sukses me intervistat e tyre. Uroj që ata të finalizojnë përpjekjet e tyre disavjeçare në universitet.”
Panairin e përshëndeti edhe prefekti i Shkodrës, z. Paulin Radovani. Ai e vlerësoi prezencën e bizneseve, pasi janë ato që me të vërtetë mund të rrisin mundësinë e punësimit të studentëve. Radovani ftoi studentët të mendojmë më shumë për punësimin në sektorin privat. “Duhet të shkojmë drejt përputhjes së nevojave të tregut me formimin profesional, që të mund të rrisim punësimin”.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, shprehu vlerësimin për Fakultetin Ekonomik, që e ka bërë tashmë traditë këtë aktivitet.
Z. Dodë Mehmetaj, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimit të Punësimit Shkodër, theksoi se Universiteti mund ta shtrijë aktivitetin edhe më gjerë, duke pasur në fokus jo vetëm ekonomistët e ardhshëm, por edhe studentët e degëve të tjera.
Në emër të Dhomës Britanike, përshëndeti drejtorja ekzekutive, znj. Silvana Xhaferri. Ajo e çmoi këtë panair, si një fazë shumë të rëndësishme, pasi i përgatit studentët për të gjetur një vend pune, madje edhe për të parë mundësinë e nisjes së një biznesi nga ana e tyre.
E pranishme ishte edhe deputetja e Qarkut Shkodër, znj. Mimoza Hafizi, e cila pasi vlerësoi stafin e Fakultetit Ekonomik, uroi që gjatë këtij komunikimi, bizneset të arrijnë të zgjedhin të punësuarit e tyre të ardhshëm, që natyrshëm duhet të jenë studentët më cilësorë, pasi vetëm në këtë mënyrë atyre u shpërblehen mundi dhe përpjekjet.
Suksese këtij aktiviteti i uroi edhe përfaqësuesja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shkodër, znj. Elida Boshnjaku.
Aktiviteti vijoi me intervistat e punës.
- 2804 lexime