Shtëpia

Dt. 23-24. 10. 2015. “Kërkimi dhe edukimi - sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015, konferencë shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji Kosovë.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti për Biznes e Teknologji Kosovë, organizojnë më 23-24 tetor 2015 konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015. (Research and education – challenges towards the future). Kjo konferencë është një ngjarje e rëndësishme për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, sepse në të paraqitet një punë e mirëfilltë shkencore e studiuesve dhe e kërkuesve të stafeve akademike të disa universiteteve të njohura shqiptare, ballkanike, evropiane, amerikane dhe më gjerë. Në këtë konferencë marrin pjesë studiues nga shumë shtete të botës. Temat kryesore të artikujve përfshijnë fusha studimore të ndryshme, si: albanalogji, art, ekonomi, kulturë, arsim i lartë, TIK (teknologji e informimit dhe e komunikimit), media e komunikim, filologji, sporte, shkenca shoqërore, kërkim shkencor. Ceremonia e hapjes së konferencës do të zhvillohet në Sallën e Konferencave pranë Rektoratit të USH-së, në orën 9:00.

Faqja web

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).