Nisma “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ka përfshirë edhe studentët e fakulteteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në këtë kuadër janë organizuar studentë vullnetarë, për të pastruar disa nga zonat më të ndotura pranë mjediseve të universitetit dhe më gjerë.
Duke iu bashkuar kësaj iniciative kombëtare, studentët ndikuan edhe për sensibilizimin e qyterarëve shkodranë, për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.
- 2027 lexime