Shtëpia

Dt. 22. 05. 2015. Forum Qytetar mbi temën e ndryshimit të klimës.

Më datë 22 maj 2015, ora 11:00, tek Biblioteka Shkencore Universitare do të organizohet një Forum Qytetar mbi tematikën e dryshimeve të klimës.
Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të COP 21 – Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimin e klimës që do të zhvillohet në Paris në dhjetor 2015.
Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me mbështetjen e Aleancës Franceze të Shkodrës, bashkëpunimit teknik gjerman nëpërmjet GIZ dhe OJQ-ve ambientaliste Aaarhus dhe Eko Mendje, organizojnë një Forum Qytetar mbi temën e ndryshimit të klimës. Me këtë rast, Festivali i filmit për mjedisin në Shqipëri (EFFA15) do të prezantojë një program filmash përgjatë gjithë ditës.
Programi i veprimtarisë
11:00 Shfaqje filmi mjedisor
11.30 Prof. dr. I. Beka, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
“Ndryshimi i klimës, ndikimi tek mjedisi dhe roli i shoqërisë”

11:40 Prof. dr. P. Zorba, Universiteti Politeknik i Tiranës, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
“Ndikimet konkrete të ndryshimit të klimës në Shqipëri”.

11:50 Prof. dr. M. Hoti: Universiteti i Shkodrës
“Pasojat e ngrohjes globale dhe masat e marra në Shqipëri për përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës”.

12.00 Prof. as. dr. M. Rakaj, Universiteti i Shkodrës
“Ndikimet e ndryshimit të klimës tek biodiversiteti”.

12:10 Prof. as. dr. B. Bushati, Universiteti i Shkodrës
“Zhvillimi ekonomik dhe përshtatja ndaj ndryshimit të klimës”

12:20 Debat

12:50 Shfaqja e filmit “Mbro mjedisin, mbro jetën”, i përzgjedhur nga konkurrimi zyrtar i EFFA15

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).