Shtëpia

Dt. 19.05.2015. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi, do të mbajë një leksion të hapur me studentët e USH-së.

Në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi, do të mbajë një leksion të hapur me studentët që po ndjekin studimet Master në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky leksion me studentët do të shërbejë për t’i informuar ata mbi ndryshimet që po bëhen dhe hapat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal. Studentët do të njihen me etapat e hartimit të reformës administrativo-territoriale dhe hartës së re me 61 bashki, sfidat dhe procesin e konsolidimit administrativ dhe financiar të njësive vendore.
Ky leksion do të zhvillohet më datë 19.05.2015, ora 10:30, në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).