Shtëpia

Dt. 18. 04. 2015. “Të studiosh në Itali” – veprimtari promocionale rreth sistemit akademik italian.

Ditën e shtunë, më 18 prill 2015, ora 9:30, në Hotel Tirana International (Tiranë), do të zhvillohet edicioni i tretë i aktivitetit promocional: “Të studiosh në Itali”.
Kjo veprimtari organizohet nën patronazhin e Ambasadës së Italisë në Tiranë. Si në edicionet e mëparshme, objektiv i kësaj nisme është promovimi në mënyrë kompakte dhe me mbështetje të fortë institucionale, i sistemit akademik italian në Shqipëri.
Programi i ditës përfshin hapjen zyrtare në orën 9.30, me përshëndetjet e autoriteteve dhe prezantimin e sistemit akademik italian, si dhe me prezantimet e shkurtra të çdo universiteti pjesëmarrës, që do të ketë në dispozicion një hapësirë për gjithë kohëzgjatjen e aktivitetit, duke marrë dhe dhënë informacion për studentët e interesuar.
Do të prezantohen Universitetet: Ca’ Foscari i Venezia-s, i Camerino-s, Universiteti Katolik Sacro Cuore, i Ferrara-s, i Insurbia-s, IULM-it Libera Università di Lingue e Comunicazione, Mediterranea i Reggio Calabria-s, Universiteti i Padova-s, i Pavia-s , i Perugia-s, Universitetet për të Huaj të Perugia-s dhe Siena-s, Universiteti i Teramo-s, Tor Vergata i Romës, i Udine-s, Palermo-s Universiteti Politeknik i Barit dhe Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Ftohen studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të marrin pjesë në këtë nismë, e cila ofron mundësi kontaktesh me universitetet e mësipërme.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).