- Shqip
- English
Dega e Kulturës dhe e Botimeve e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” kanë si projekt vënien në skenë të një komedie.
Njoftohen të gjithë studentët (djem e vajza) që kanë prirje dhe u pëlqen të merren me teatër, të paraqiten në audicionet që do të zhvillohen në Sallën e Konferencave (A3) tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në këto audicione studentët mund të paraqiten me interpretimin e një monologu ose të një poezie.
Audicionet do të zhvillohen në datat 16-17-18 mars 2015, ora 10 00- 13 00 , tek Auditori (A3) pranë Rektoratit.
Jeni të mirëpritur.
- 1828 lexime