Shtëpia

Dt. 15.10.2015. Veprimtari kushtuar Martin Camajt në kuadër të 90-vjetorit të lindjes.

Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, ditën e enjte, më datë 15 tetor 2015, ora 11:00, do të zhvillohet një konferencë shkencore me temë: “Camaj-Letërsia tjetër”, e organizuar nga Senati Demokristian, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Shoqërore pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”.
Kjo veprimtari do të organizohet në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare.

Albanologu Martin Camaj përkujtohet në këtë 90-vjetor të lindjes, për veprën e madhe që ka lënë në fushën e letërsisë, të gjuhësisë dhe në aspekte të tjera të çështjes shqiptare.
Pas konferencës do të bëhet edhe përurimi i monumentit kushtuar albanologut të shquar Martin Camaj.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).