Shtëpia

Dt. 14. 10. 2015. Ambasada Mbretërisë së Bashkuar organizon një prezantim me studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi programin e bursave “Chevening”.

Ambasada Britanike organizon një prezantim të shkurtër (rreth 60 min) me studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi programin e bursave “Chevening” për studime të nivelit master në Mbretërinë e Bashkuar.
Është planifikuar një fushatë informimi në universitete të ndryshme shqiptare përgjatë periudhës 12-16 tetor 2015.
Në takimin që do të organizohet në USH, më datë 14 tetor 2015, ora 11:00, në Sallën e Konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare, do të marrë pjesë edhe zv/Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Stephen Hickling.

“Chevening” është një program prestigjioz bursash që i mundëson studentëve shqiptarë të ndjekin studimet master në çdo universitet të Mbretërisë së Bashkuar. Bursa mbulon tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës, financon udhëtimin Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar (vajtje-ardhje), si edhe një kuotë për përgatitjen e disertacionit të diplomës. Për më shumë informacion mbi programin mund të shihni në faqen elektronike:http://www.chevening.org/

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).