Ditën e mërkurë, më 13 janar 2016, ora 14:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare u prezantua libri “La polveriera” i autorit Stefano Petrocchi.
Kjo veprimtari u organizua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Seksionin e Italianistikës të USH-së dhe Konsullatën Italiane të Nderit në Shkodër.
Stefano Petrocchi, drejtor i Fondacionit Bellonci, rrëfen në këtë roman të tij të parë histori, ngjarje, intriga, polemika që karakterizojnë “il Premio Strega”, çmimin më të lartë letrar në Itali. Ky çmim u krijua në Romë nga shkrimtarja Maria Bellonci dhe nga Guido Alberti në vitin 1947. Në këtë roman që u prezantua sot për pedagogët dhe studentët tanë, shkrimtari Petrocchi, përmes rrëfimit të tij, bën një rrugëtim interesant në historinë e letërsisë dhe të kulturës italiane nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar deri në ditët e sotme.
- 2869 lexime