Ditën e mërkurë, më 11 nëntor 2015, ora 10:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare, u bë prezantimi i rezultateve të së parës shkollë verore rajonale për biodiversitetin (RSSB) rreth vlerave ekonomike të shërbimeve të ekosistemit të liqenit.
Në këtë veprimtari përshëndetën dhe diskutuan:
Dr. Ralf Peveling, Udhëheqës i ekipit në organizatën e mbrojtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës (CSBL).
Dr. Taulant Bino, moderator dhe përfaqësues i ekipit mbikëqyrës të RSSB
Dr. Elira Hoxha, Prof. Ass. Dr. Danilo Mrdak, përfaqësues të ekipit mbikëqyrës të RSSB
Dekania e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Arjeta Troshani, në përshëndetjen e saj u shpreh se shkollat verore mund të shërbejnë mjaft mirë jo vetëm për çështjet specifike, por edhe për një socializim më të madh të pjesëmarrësve, aq më shumë kur bëhet fjalë për nivele ndërkombëtare. Ajo ftoi organizatorët për një bashkëpunim edhe më të madh mes biologëve dhe ekonomistëve për një zhvillim të qëndrueshëm të hapësirës rreth liqenit të Shkodrës.
Prof. dr. Marash Rakaj, Drejtor i Institutit të Studimit të Ujërave të Rajonit të Shkodrës pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vuri në dukje se një menaxhim i mirë i liqenit të Shkodrës arrihet përmes një partneriteti të mirë ndërkufitar.
Për të pranishmit u shfaq një film dokumentar realizuar nga Genta Popa.
Më pas u bë prezantimi i rezulateve të RSSB-së rreth temave:
Vlera ekonomike e një burimi të vetëm biologjik.
Vlerësimi ekonomik i shërbimeve kulturore në Parkun Kombëtar të Shkodrës /Liqeni i Shkodrës.
Vlerësimi i rregullores së shërbimit ndaj sëmundjeve në Shkodër /Liqeni i Shkodrës
Në fund të veprimtarisë u zhvilluan diskutime.
- 3587 lexime